Trajtimet estetike të fytyrës bëhen edhe nga mjekët stomatologë, të cilët janë njohës të shkëlqyer të anatomisë kokë-qafë (muskujve dhe nervave).
Botulinum toxin është një proteinë neurotoksike e prodhuar nga bakteri clostridium botulinum dhe injektohet në muskul me qëllim bllokimin e transmetimit të sinjalit që vjen nga nervi duke relaksuar përkohësisht muskulin përkatës dhe rrjedhimisht zbehjen ose zhdukjen e rrudhave. Proçedura zgjat pak minuta dhe rezultati është i dukshëm pas ditës së tretë të injektimit. Efektet e botoksit janë të qëndrueshme për rreth 4-6 muaj pas trajtimit kjo në varësi të zonës ku injektohet.